Pyetësor i Vlerësimit të Personalitetit
Përshëndetje!
Jeni ftuar të plotësoni një pyetësor për vlerësimin e personalitetit. Ky pyetësor është pjesë e një studimi kërkimor mbi vlerësimin e personalitetit sipas modaliteteve të ndryshme teorike.
Plotësimi i pyetësorit kërkon rreth 15–30 minuta. Nëse nuk mund ta përfundoni dot, mund ta lini përgjysmë dhe ta vazhdoni më vonë nga e njëjta pajisje (telefon ose kompjuter), mos e mbyllni faqen ku është hapur fillimisht pyetësori, përndryshe progresi juaj nuk do të ruhet.
Pjesëmarrja juaj është vullnetare.
Të dhënat që do të mblidhen janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore dhe akademike (p.sh. për disertacion dhe publikime shkencore). Të dhënat analizohen dhe raportohen në mënyrë të përmbledhur, jo individualisht (adresat IP nuk ruhen).
Kur të përfundoni pyetësorin, do t'ju jepet mundësia të merrni një përmbledhje të rezultateve tuaja, nëse dëshironi.
Duke plotësuar pyetësorin, ju jepni pëlqimin tuaj për të marrë pjesë në këtë studim.
Faleminderit për kohën dhe kontributin tuaj!
Miratim i informuar për pjesëmarrje në studim
Ju jeni të ftuar të merrni pjesë në një studim kërkimor të zhvilluar në kuadër të studimeve doktorale në psikologji.
Qëllimi i këtij studimi është të shqyrtojë personalitetin dhe mënyrën se si dimensione të ndryshme të personalitetit lidhen dhe organizohen së bashku. Studimi synon të krahasojë mënyra të ndryshme të konceptualizimit dhe vlerësimit të personalitetit, duke përfshirë qasje të përdorura në klasifikimet bashkëkohore psikologjike dhe qasje të bazuara në modele të personalitetit.
Për të realizuar këtë qëllim, pjesëmarrësit do të plotësojnë tre instrumente psikologjike që matin aspekte të ndryshme të personalitetit. Përgjigjet tuaja do të përdoren për të analizuar marrëdhëniet dhe modelet e përbashkëta midis këtyre dimensioneve.
Plotësimi i të gjithë pyetësorëve pritet të zgjasë rreth 15 deri 30 minuta. Nuk ka përgjigje të sakta ose të gabuara. Ju lutemi përgjigjuni në mënyrë sa më të sinqertë, duke zgjedhur përgjigjen që përshkruan më mirë mënyrën se si zakonisht mendoni, ndiheni ose silleni. Mos u mendoni gjatë për çdo pyetje. Përgjigjuni në mënyrë sa më spontane dhe të sinqertë.
Pjesëmarrja juaj është plotësisht vullnetare. Ju mund të zgjidhni të mos merrni pjesë ose të ndërprisni plotësimin e pyetësorit në çdo moment, pa asnjë pasojë.
Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore dhe akademike. Përgjigjet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe rezultatet do të analizohen në formë të përmbledhur për qëllime shkencore, pa identifikuar pjesëmarrësit individualë.
Ky studim nuk përbën vlerësim klinik, diagnozë psikologjike ose rekomandim profesional. Rezultatet nuk duhet të interpretohen si diagnozë apo si zëvendësim për një vlerësim profesional.
Nëse ndonjë pyetje ju shkakton shqetësim ose parehati, jeni të lirë të mos vazhdoni me plotësimin e pyetësorit.
Në përfundim të pyetësorit, çdo pjesëmarrës do të marrë një përshkrim të profilit të personalitetit, të gjeneruar në bazë të përgjigjeve të dhëna. Shikimi i këtij përshkrimi është opsional. Ai ofrohet si diçka argëtuese, si falënderim për pjesëmarrjen, dhe nuk është pjesë e kërkimit shkencor. Përshkrimi nuk përbën diagnozë klinike.
Pyetje demografike
Në vijim do të gjeni një grup pyetjesh demografike për moshën, gjininë, shkollimin dhe punësimin tuaj. Ju lutem zgjidhni përgjigjen që ju përshtatet.
Para se të shihni profilin tuaj
Ju e përfunduat pyetësorin. Faleminderit për pjesëmarrjen.
Përpara se t'ju shfaqet përshkrimi i profilit tuaj, dëshirojmë t'ju japim mundësinë të lini ndonjë koment, pyetje ose përshtypje rreth studimit.
Nëse dëshironi të kontaktoheni në lidhje me studimin, rezultatet e tij, ose keni një pyetje të cilës dëshironi t'i merrni përgjigje, mund të lini edhe adresën tuaj të email-it më poshtë.
Të dyja fushat janë opsionale.